Lala: SPAK ka vënë nën hetim një deputete të PS! Shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se një deputete aktuale e Partisë Socialiste është vënë nën hetim nga SPAK. Lala nuk zbuloi emër, por theksoi se deputetja është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme dhe se shumë shpejt mund të ketë rezultate konkrete.

Sipas deklarataev të Lalës, deputetja nuk është vënë zyrtarisht nën akuzë, por shtoi se është regjistruar vepra penale dhe se hetimet po kryhen në mënyrë të thelluar.

“Një deputete aktuale e PS-së është nën hetim. Është pyetur disa kohë më parë në SPAK, është duke u hetuar. Shumë shpejt do të ketë rezultante konkrete. Ende nuk është regjistruar emri i saj si person nën hetim, por është regjistruar vepra penale. Është duke u kryer hetimi i thelluar në raport dhe me persona të bashkëlidhur. Ka dosje të cilat janë në punë e sipër. Jam shumë larg politikës nuk dua të jem afër saj. Priten rezultate nga dosja e AKSHI-t,” tha Lala.

Share This Article