Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka paralajmëruar se Irani dhe milicitë aleate të tij mund të kenë në plan të sulmojnë universitetet amerikane në Bagdad, Sulejmanije dhe Duhok, pas kërcënimeve të fundit të Teheranit ndaj institucioneve arsimore amerikane në Lindjen e Mesme.
Në një deklaratë zyrtare thuhet se Irani dhe grupet e armatosura të lidhura me të kanë kryer tashmë “sulme të përhapura ndaj qytetarëve amerikanë dhe objektivave të lidhura me Shtetet e Bashkuara në të gjithë Irakun”.
“Qeveria irakiane nuk ka arritur të parandalojë sulmet terroriste kundër Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të rajonit nga territori i Irakut,” theksohet në deklaratë, duke përsëritur thirrjen që qytetarët amerikanë të largohen nga vendi.
Ndërkohë, shumë universitete në rajon kanë kaluar tashmë në mësim online, pasi sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit kanë nxitur përshkallëzimin e konfliktit që vijon ende.


