Gazetari Ferhati: Skënder Hita kaloi Vettingun, nuk është i shantazhueshëm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari Eni Ferhati ka folur në “Now” lidhur me përzgjedhjen e Skëndër Hitës në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ai theksoi se Hita ka një karrierë të gjatë në polici, ka mbajtur poste të rëndësishme në disa qarqe të vendit, ndërkohë në këndvështrimin e tij, kritikat e opozitës pas përzgjedhjes së Hitës janë të pabazuara.

“Skëndër Hita prej 25 vitesh nuk ka asnjë shkëputje nga Policia e Shtetit dhe zërat e opozitës po hedhin baltosje që nuk qëndrojnë. Hita është promovouar në detyra shumë të rëndësishme në kohën kur vendi është drejtuar nga Partia Demokratike.

Tipologjia që besoj se premton Hita janë pritshmëritë shumë të larta, pasi ai njeh shum mirë situatën operative në të gjithë vëndin. Ai ka punuar zëvendësdrejtor në Elbasan, Gjirokastër, në Lezhë, në Tiranë, ka një ngritje graduale.

PD që sot e sulmon Hitën, në vitin 2008 e ka çertifikuar me medalje për shërbime të dalluara”, tha Ferhati.

I pyetur se cilat kritere kanë ndikuar në përzgjedhjen e Hitës, gazetari thekson se jo vetëm karriera e tij por dhe kalimi me sukses në procesin e vettingut si ndër të paktët zyrtarë, ka pasur një ndikim të madh.

“Besoj që jo vetëm karriera e gjatë e Hitës, por edhe informacionet që janë kërkuar në këtë proces. Hita është ndër të paktët individ zyrtar që është i vetuar. Pra Hita ka kaluar me sukses procesin e Vettingut në Policinë e Shtetit. Ai i kaloi të gjitha filtrat.

Skënder Hitajn nuk kanë ku ta kapin. Besoj që nuk kemi një drejtor policie të shantazhueshëm”, tha Eni Ferhati.

Share This Article