Deputeti i PS, Erion Braçe këtë të mërkurë është paraqitur në ambientet e SPAK lidhur me padinë ndaj tij për shpifje nga një biznesmen. Palët nuk ranë dakort për pajtim dhe do vazhdojnë seancat gjyqësore për padi ndaj shpifjes.
Braçe tha se sikur nuk ka bërë edhe më parë nuk do të komentojë prokurorët e as gjyqtarët. Ai se të drejtat e liritë e njeriut, prezumimi i pafajësisë dhe barazia në process janë kyç për demokracinë në vend.
“Ajo qe kam bërë deri tani, të mos komentoj as prokurorët e as gjyqtarët. Secili është në pozicionin e vet edhe është në të drejtën e vet. Ajo që po mund të them, që është edhe arsyeja që kam folur shpesh në Parlament ka të bëjë me liritë dhe të drejtat e njeriut, prezumimi i pafajësisë, barazia në proces janë elementë shumë të rëndësishëm për demokracinë në këtë vend”, tha Braçe.


