Kurti nga Kuvendi: Demokracia nuk mund të zhvillohet përmes bllokadave institucionale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë seancës së sotme plenare ka thekuar se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vazhdimin e funksionimit të Kuvendit është i rëndësishëm respektimi i rendit kushtetues dhe funksionimit demokratik të institucioneve.

Ai foli edhe lidhur me dekretin e lëshuar nga presidentja Vjosa Osmani ku u shpreh se nuk ishte në përputhje me Kushtetutën.

“Dekreti i lëshuar ishte në shpërputhje me Kushtetutën dhe ka krijuar një situatë e cila kërkon qartësi dhe jo konfuzion, e cila kërkon përgjegjësi dhe jo shmangie”, tha ai.

Ai nënvizoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka sqaruar kufijtë e kompetencave institucionale dhe ka riafirmuar parimet themelore të demokracisë në vend.

Kurti theksoi se shpërndarja e Kuvendit nuk mund të përdoret si mjet për të tejkaluar vështirësitë politike. Sipas tij është dëshmuar qartë se askush nuk mund të cenojë vullnetin e qytetarëve përmes interpretimeve të paqarta kushtetuese.

Kurti tha se demokracia nuk mund të zhvillohet përmes bllokadave institucionale, por përmes respektimit të ndërsjellë të kompetencave dhe rolit të secilit institucion, në përputhje me Kushtetutën.

Share This Article