VIDEO/ Pas Greqisë, cikloni “Erminio” godet Italinë, përmbytje dhe rrëshqitje toke! Shembet ura në Molise

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një valë e motit të rënduar ka goditur Italinë qendrore dhe jugore për shkak të ciklonit “Erminio”.

Në rajonin e Molises, mëngjesin e sotëm, një urë u shemb mbi lumin Trigno. Sipas raportimeve të mediave vendase nuk ka viktima, sepse që nga dje, e mërkurë, kalimi i makinave dhe këmbësorëve ishte ndaluar. Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut, por edhe reshjeve më të dendura të borës në tetë vitet e fundit, lidhjet rrugore midis Molises dhe rajonit të Abrucos janë ndërprerë.

Në stacionin e Ankonës, qindra pasagjerë pritën me orë të tëra për të hipur në autobusë, të cilët nuk mundën të lëviznin për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Në rajonin qendror të Markes, rreth 90 banorë mbetën të bllokuar për shkak të një rrëshqitjeje dheu. Në rajonin e Puglias, me kryeqytet Barin, u përmbytën sipërfaqe të gjera bujqësore. 40 banorë të shtëpive fshatare dhe 50 shoferë makinash mbetën të bllokuar. Mobilizimi i menjëhershëm i ekipeve të zjarrfikësve dhe anëtarëve të mbrojtjes civile ishte thelbësor për shpëtimin e tyre. Nga nesër, e premte, pritet një përmirësim gradual i kushteve të motit, duke filluar nga Italia qendrore.

Share This Article