Babai i tij pretendon se është vrarë, Lamallari: Informacionet për Ervis Martinajn i disponon vetëm…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pak ditë më parë babai i Ervis Martinaj ka lëshuar akuza në drejtim të institucioneve të drejtësisë sa i takon fatit të djalit të tij. Ai tha për mediat se djali i tij ishte ekzekutuar në Durrës.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i pyetur sot nga gazetarët në lidhje me misterin e zhdukjes së tij nuk dha asnjë informacion.

Ai deklaroi se si titullar politik nuk mund të përfshihet në këtë çështje, por theksoi se informacionet i disponojnë oficeri i policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes.

“Kjo ngjarje që ju referoni është një ngjarje konkrete që do të thotë se kërkesa juaj për koment nga ana ime nuk mund të adresohet sepse do të kërkonte përfshirjen e një titullari politik në çështje operacinale

Vlerësimin mbi nivelin e hetimeve të bëra nga policia e shtetit e bën vetëm prokurori i çështjes. Këto informacione i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe hierarkia e tyre dhe porositë e deleguara nga prokurori i çështjes që bëjnë vlerësimin e nivelit të hetimit. Kështu që nuk mund të ketë asnjë koment nga ana ime aq më tepër për afate, sepse afatet përcaktohen nga kompleksiteti i çështjes”, tha ministri i Brendshëm.

Share This Article