Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një telefonatë me presidentin turk Tayyip Erdogan. Sipas asaj që raportojnë mediat ruse, që citojnë Kremlinin, Putin dhe Erdogan diskutuan situatën në Lindjen e Mesme  tha Kremlini të premten.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan ranë dakord për nevojën e një ‘armëpushimi të menjëhershme’ në Gjirin Persik.

Të dy liderët theksuan se operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme po shkaktojnë pasoja serioze negative jo vetëm në nivel rajonal, por edhe global.

Presidentët e Rusisë dhe Turqisë shprehën mbështetje për një armëpushim të menjëhershëm dhe zhvillimin e marrëveshjeve kompromisi që marrin parasysh interesat e të gjitha vendeve në rajon.

Putini falënderoi Erdoganin për gatishmërinë e tij për të lehtësuar procesin e negociatave për Ukrainën.

Ata gjithashtu vunë në dukje rëndësinë e koordinimit të hapave mes përpjekjeve të Kievit për të goditur tubacionet e gazit dhe anijet tregtare në Detin e Zi.

Share This Article