Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’ia dorëzojë zyrtarisht detyrën kryeparlamentares, Albulena Haxhiu, këtë të shtunë në orën 16:00.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Presidentes.
Sipas njoftimit, ceremonia e dorëzimit të detyrës do të zhvillohet në kabinetin e presidentes, në Presidencë.


