Tërmet i fortë në Afganistan, shembet një ndërtesë! Humbin jetën 8 persona

albnews
By
1 Min Read

Tetë persona kanë humbur jetën dhe një fëmijë ka mbetur i plagosur për shkak të shembjes së një shtëpie në Kabul. Ngjarja u regjistrua për shkak të lëkundjeve të një tërmeti që goditi Afganistanin të shtunën.

Tërmeti me magnitudë 5.9 ballë goditi sot provincën Hindu Kush të Afganistanit. Thellësia fokale e tërmetit ishte 177 km.

Tërmeti i fortë u ndje në kryeqytetin pakistanez Islamabad, në Kabul të Afganistanit dhe në Nju Delhi të Indisë.

Share This Article