Fatmir Makolli – krenar që u nderua me Medaljen Presidenciale të Meritave

albnews
By
1 Min Read

Fatmir Makolli ndër vite ka dhënë kontribut të madh në sportin e Republikës së Kosovës, fillimisht si garues, veçanërisht gjatë viteve të gjeneratës së sakrificës në vitet e 90-ta. 

Pas luftës, ai vazhdoi angazhimin e tij në sport si kryetar i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, detyrë që e ushtron edhe aktualisht.

Ditë më parë, Makolli u nderua me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Medalja Presidenciale e Meritave për kontribut të jashtëzakonshëm në sportet luftarake gjatë viteve ’90-ta dhe për kontributin në mbajtjen gjallë të garave të Republikës së Kosovës në kick-box”, thuhet në dekoratën për Makollin.

Fatmir Makolli është shprehur krenar për këtë vlerësim të madh, duke theksuar se ky çmim e motivon edhe më shumë për të vazhduar punën në rritjen e nivelit të kick-boxit në vendin tonë.

Share This Article