Mega-operacion kundër bandës së mashtruesve në Greqi, grumbulloi 1,3 milionë euro brenda pak muajve

albnews
By
3 Min Read

Një operacion i koordinuar policor në tre pjesë të Greqisë, ku janë përfshirë efektivë të antiterrorit dhe dronë, ka shkatërruar një bandë shumë të organizuar mashtruesish telefonikë, të cilët fituan rreth 1.3 milion euro brenda pak muajsh, thanë autoritetet të hënën.

7 anëtarë të dyshuar të bandës u arrestuan gjatë bastisjeve të së premtes në qendër të Athinës dhe Aharnes në periferitë veriperëndimore të kryeqytetit, Korinth dhe Iraklio në Kretë, thuhet në një deklaratë të policisë. Policia ka shpallur gjithashtu në kërkim një grua 23-vjeçare.

Të gjithë përballen me akuza duke përfshirë mashtrim, mashtrim kompjuterik, pastrim parash dhe vjedhje.

Policia beson se banda ishte aktive që të paktën që nga dhjetori i vitit 2025 dhe arriti të vidhte 1.29 milion euro nga 41 persona në pjesë të ndryshme të Athinës, si dhe në Kozan, Katerini, Kavala, Naoussa, Drama, Veria, Halkidiki dhe Selanik në Greqinë veriore.

Në deklaratën e “bluve” thuhet se banda “e organizuar dhe profesionistë” ishte e ndarë në dy seksione – njëra që punonte në një qendër telefonike me seli pranë Korinthit duke mashtruar njerëz të cenueshëm, dhe një tjetër që kishte anëtarë në të gjithë Greqinë dhe hynte në veprim pasi një viktimë e mundshme binte në varësi të saj në zonën e saj.

Mashtruesit prezantoheshin si kontabilistë, duke i bindur viktimat e tyre që t’u jepnin para në dorë ose bizhuteri që i mbanin në shtëpi. Kur nuk ia dilin ata u kërkonin të dhënat bankare, apo të kartave të debitit. Paratë dhe sendet me vlerë duhej të regjistroheshin për të shmangur taksat.

Pasi viktima sigurohej, një ekip transporti do të dërgohej për të mbledhur paratë dhe sendet me vlerë nga shtëpia e tyre ose nga ndonjë pikë tjetër e dakordësuar. 

 “Kishte shumë ekipe operative në komunikim të drejtpërdrejtë me qendrën telefonike, të gatshme për të vepruar në të gjithë Greqinë në çdo moment, duke përdorur makina me qira ose makina që u përkisnin të afërmve, në mënyrë që të ishin më të vështira për t’u kapur”, thuhej në deklaratën e policisë.

Mashtrimet kishin në target të moshuarit dhe personat vunerabël, që mbanin në shtëpi para dhe sende me vlerë të madhe. Policia njofton rregullisht arrestime të mashtruesve të dyshuar në të gjithë Greqinë, por goditja e njoftuar të hënën është një nga më të mëdhatë në muajt e fundit.

Share This Article