ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera! 1 hour ago
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të… 1 hour ago
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi… 1 hour ago
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje 1 hour ago
Berisha paralajmëron grevë urie: Protesta e 22 dhjetorit do të marrë tjetër formë! 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Rama në Moskë: Zgjidhje paqësore për krizën në Ukrainë

albnews by albnews
26 February, 2020
in Albania
0
Rama në Moskë: Zgjidhje paqësore për krizën në Ukrainë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i OSBE-së, kryeministri shqiptar Edi Rama, deklaroi sot në Moskë se “kriza në Ukrainë apo përreth saj, ashtu siç e shohim ne, është sfida më e ngutshme në Evropë dhe zgjidhja e kësaj krize natyrisht është përparësi kryesore e kryesisë sonë”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Federatës Ruse, Sergey Lavrov, Kryeministri Rama tha se “jo më pak është edhe stabilizimi i situatës për njerëzit që jetojnë në zonat e konfliktit dhe vizita ime në Ukrainë në fillim të këtij viti dëshmon rëndësinë që i kushtojmë kësaj çështje”.

RelatedPosts

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

“Ne do të mbështesim të gjitha përpjekjet për të ecur drejt zgjidhjes paqësore. Kemi parë disa përparime, jo gjithçka është e zymtë ka disa gjëra të mira. Natyrisht mund të duken të vogla, por janë të mëdha për jetët e kaq shumë njerëzve, të mijëra civilëve, që u duhet të përballen me jetesën në të cilën shkojnë nga njëra anë në tjetrën të zonës së mosangazhimit. Më lini të them shumë drejtpërdrejtë e ta përsëris se mbështesim plotësisht Marrëveshjet e Miskut dhe besojmë se zbatimi i tyre, pa por apo po, është thelbësor për të ecur përpara”, nënvizoi Rama.

Gjithashtu, tha Rama, mirëpresim përfundimet e Samitit të Parisit dhe presim me padurim hapa të mëtejshëm, konkretë në një samit tjetër në pranverë për të ruajtur këtë ritëm të krijuar.

“Një armëpushim i plotë dhe i qëndrueshëm është thelbësor. Misioni i posaçëm monitorues i OSBE-së duhet të ketë akses të sigurt e të papenguar për të plotësuar misionin e vet, gjithashtu misionit i duhet dhënë mbështetja e nevojshme për të cilat ka nevojë. Rusia është pjesëmarrëse kyçe në formatet negociuese në zonat e konflikt. Unë besoj që Rusia mund të përdorë ndikimin e saj për të na çuar më pranë paqes, shpresoj fort që do ta bëjë këtë. Është jetike për Moskën që të ruajë mbështetjen e saj konstruktive dhe angazhimin në diskutimet ndërkombëtare të Gjenevës”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se “si kryetar i radhës i OSBE-së jam i vetëdijshëm për nevojën për të qenë një ndërmjetës i ndershëm dhe ashtu siç ministri Lavrov theksoi, siç edhe ne si Shqipëri e dinim qysh prej ditës së parë. Jam këtu plotësisht në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit të mundshëm dhe në këtë frymë trajtuam së bashku me ministrin një sërë çështjesh kryesore në axhendën e OSBE-së, të cilat ndikojnë në sigurinë e rajonit tonë”.

“Natyrisht është më e lehtë ta thuash se ta bësh, kur i kalon të gjitha çështjet dhe i sheh ato, është e lehtë të thuash që na duhet një bashkëpunim i sinqertë mes palëve e qeverive të përfshira sidomos në konflikte, por natyrisht nuk është kaq e lehtë ta shohësh të realizohet në një mënyrë të qëndrueshme. Sidoqoftë na duhet përpjekje e besueshme për t’iu përmbajtur e zbatuar angazhimet tona ndërkombëtare. Si kryesi shqiptare ne kemi vendosur në themel të bashkëpunimit tonë për 2020 nevojën për të bërë një dallim në terren për njerëzit, pasi formatet, marrëveshjet, formulat janë të pranishme për ti diskutuar, njerëzve u duhet të jetojnë ditë pas dite, te kalojnë natë pas nate dhe ajo që kam parë me sytë e mi në zonën e konfliktit, ishte asgjë më pak sesa ndjesia sikur ishe në setin e një filmi të madh hollivudian për Apokalipsin”, nënvizoi Rama.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

19 December, 2025
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

19 December, 2025
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

19 December, 2025
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result