Bota përshëndet armëpushimin SHBA–Iran

albnews
By
2 Min Read

Armëpushimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është mirëpritur nga kryeqendrat diplomatike në gjithë globin.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përshëndeti armëpushimin dhe falënderoi Pakistanin për ndërmjetësimin, ndërsa bëri thirrje për zgjidhjen e plotë dhe afatgjatë të mosmarrëveshjeve përmes bisedimeve.

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, vlerësoi ndalimin e përkohshëm të luftimeve dhe veçanërisht vendimin e Iranit për të hapur ngushticën e Hormuzit, duke njoftuar se vendi i tij po punon me 15 shtete partnere për një mision mbrojtës detar për të ndihmuar në rikthimin e lëvizjes së anijeve eksportuese të naftës. Megjithatë, për Makronin, shqetësim mbetet sulmi izraelit ndaj Libanit.

Vlerësim për marrëveshjen shprehu edhe qeveria gjermane.

Ndërsa kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez, e konsideroi armëpushimin një lajm të mirë, por tha se nuk mund të harrohen shkatërrimet dhe jetët e humbura gjatë konfliktit, duke nxjerrë sërish në pah kundërshtimin e ashpër për sulmin amerikan ndaj Iranit.

Edhe kryeministri australian, Entoni Albaneze, ishte në të njëjtën linjë, duke kritikuar ashpër deklaratat e Donald Trampit para armëpushimit për shuarjen e civilizimit, ashtu si edhe Papa Leoni XIV.

Ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, tha se armëpushimi ishte një disfatë shkatërruese për sulmin e ashpër dhe të paprovokuar ndaj Iranit.

Share This Article