Trump sugjeron një “sipërmarrje të përbashkët” me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

albnews
By
1 Min Read

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ShBA’ja po mendon të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit “si një sipërmarrje të përbashkët” me Iranin.

Këtë deklaratë, Trump e ka bërë në një intervistë telefonike me ABC News, përcjell NBC News.

“Është një mënyrë për ta siguruar-gjithashtu për ta mbrojtur nga shumë të tjerë” tha Trump.

Kontrolli i lirisë së lundrimit do të minonte ligjin ndërkombëtar detar, sipas mendimit të shumë ekspertëve. Megjithatë, traktati i OKB-së “Ligji i Detit” nuk është ratifikuar kurrë nga SHBA apo Irani.

Në javët e fundit, besohet se Irani po u kërkon një tarifë pronarëve të anijeve për të kaluar.

Anije nga vende si Kina, Greqia, Pakistani, India dhe Franca thuhet se e kanë paguar këtë tarifë, sipas raportimeve në Wall Street Journal dhe Bloomberg News.

Share This Article