Rrëfimet për armëpushimin dyjavor të arritur midis SHBA-së dhe Iranit kanë qenë kontradiktore.
Mosmarrëveshjet përqendrohen rreth versioneve alternative të një plani 10-pikësh që kanë dalë në pah.
Trump thotë se “ekziston vetëm një grup “PIKASH” kuptimplote që janë të pranueshme për Shtetet e Bashkuara”.
Ai e ka bërë të qartë se çfarë dëshiron sipas asaj që e quan marrëveshja e vërtetë: “JO ARMË BËRTHAMORE dhe Ngushtica e Hormuzit DO TË JETË E HAPUR DHE E SIGURTË”.
Ka pasur disa versione nga pala iraniane.
Mediat shtetërore iraniane zbuluan një marrëveshje që përfshinte përfundimin e luftimeve në Iran, Irak, Jemen dhe Liban, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe angazhimin e plotë për heqjen e sanksioneve nga SHBA-ja.
Më vonë, u shfaq plani 10-pikësh i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, i cili shtoi pasurimin e uraniumit dhe që Teherani të mbante kontrollin e Ngushticës së Hormuzit.
Kërkesat për pasurim u hoqën më vonë nga përkthimi në anglisht i deklaratës së këshillit të sigurimit.
Në postimin e Trump nuk u përmend armëpushimi duke përfshirë Libanin, i cili ka qenë gjithashtu një pikë kyçe polemikash mbi kushtet e marrëveshjes së armëpushimit.

