Në doganën e Kakavijës në këto ditë të festës së Pashkës ortodokse kanë lëvizur në të dyja anët e kufirit me Greqinë rreth 40 mijë persona.
Sipas Policisë Kufitare në periudhën 6 prill-10 prill në Kakavijë janë përpunuar 37,331 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 23,106 në hyrje dhe 14,225 në dalje, si dhe 12,996 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 8,347 në hyrje dhe 4,645 në dalje.
Gjatë 24 orëve të fundit në të dyja anët e kufirit nëpërmjet doganës së Kakavijës janë përpunuar 11.290 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 6.955 në hyrje dhe 4.335 në dalje, si dhe 3.356 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 2.202 në hyrje dhe 1.150 në dalje.
Ditën e sotme nuk janë regjistruar radhë të gjata pritje në sportelet e kontrollit të dokumenteve. Në Kakavije dogana shqiptare punon me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje ndërsa pala greke numëron 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.

