Kryeministri britanik Keir Starmer tha të hënën se Britania nuk do të tërhiqet në luftë me Iranin dhe se ai nuk e mbështet bllokadën e Ngushticës së Hormuzit.
“Ne nuk e mbështesim bllokadën. Ne kemi qenë të qartë se nuk do të tërhiqemi në këtë luftë”, megjithëse Londra është angazhuar në “veprime mbrojtëse” që nga fillimi i konfliktit në fund të shkurtit, shtoi ai në një intervistë me BBC-në, disa orë para bllokadës ushtarake amerikane të porteve iraniane të njoftuar dje, të dielën, nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Duke folur për BBC Radio 5 Live, Starmer vuri në dukje gjithashtu se është jetike që Ngushtica e Hormuzit të rihapet.
“Sipas mendimit tim, është jetike që ngushtica të hapet dhe të hapet plotësisht, dhe kjo është ajo në të cilën i kemi përqendruar të gjitha përpjekjet tona kohët e fundit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë“, shtoi Starmer.

