Ka shumë të pastrehë në Britaninë e Madhe, që për dhjetëra vjet krenohet me të dhënat makroekonomike mbi rritjen e PBB-së, deklaroi kryeministri konservator Boris Johnson, gjatë një vizite në një qendër sociale duke pranuar më në fund ekzistencën e këtij problemi në vendin e tij.
‘’Kjo gjendje është krejtësisht e papranueshme’’, theksoi ai duke shtuar se qeveria do të ndërmerrte një nismë kombëtare ‘’ad hoc’’.
Plani parashikon një fond prej 236 milionë sterlina (gati 280 milionë euro) për të ndihmuar ata që jetojnë në rrugë.
“Ju jeni njerëz të mrekullueshëm dhe mund të ndryshoni jetën tuaj nëse u ofrohet ndihmë dhe mbështetje’’, iu drejtua Johnson të pastrehëve.