Masat për koronavirusin, Shehu: Karantina e vonuar, duhet transparencë e plotë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu reagoi sot në lidhje me caktimin e karantinës për koronavirusin duke e konsideruar si të vonuar dhe se duhet transparencë për kushtet teknike.

Shehu shton se “kryeministri është i vonuar, ”zgjohet” sot e cakton vetëm vendin e hapjes se karantinës. Pas një sorollatje disa javore, deklarimesh e përgënjeshtrimesh, vetëm propagandë për të fshehur paaftësinë e amullinë organizative që vazhdon, Rama sot më në fund caktoi një ambient ku do të vendoset karantina”.

Ai shprehet se pas një humbje 45-ditore për fillimin e masave dhe deklaratave kontradiktore, çdo gjë duhet marrë me rezerva.

“Nëse është e vërtetë kjo, dikush duhet të bëjë publike karakteristikat teknike të karantinës, parimet e futjes aty, organizimin e mbrojtjen nga infektimi i brendshëm dhe pa dyshim të bëjë të mundur transparencë të plotë për ato. Ndërkaq asgjë për kolonat strategjike, mungesat e mëdha në të gjitha nivelet, duke filluar nga laboratorët e deri te mbështetja reanimatore, lëvizëse e tek materialet e konsumit, që mungojnë krejtësisht”, tha ai.

Share This Article