Hoti: LDK nuk rri në qeveri nëse nuk hiqet taksa pa kushte

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, duke folur për deklarimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e pjesshme dhe të kushtëzuar të tarifës ndaj produkteve serbe. Hoti tha se ajo që është prezantuar nga kryeministri i vendit nuk është vendim i Qeverisë.

“Vendimet e qeverisë merren në mbledhje të qeverisë, jo në konferencë për media. Nuk mund të shkojë përpara asnjë vendim pa koordinim me partnerët qeverisës”, ka thënë Hoti në T7.

Hoti ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk rri në qeveri nëse taksa nuk hiqet pa kushte.

“A mundë të qeverisësh suksesshëm një qeveri e cila nuk e ka mbështetjen e SHBA-ve? Në një qeveri të tillë LDK nuk rrinë. LDK nuk rri në qeveri nëse nuk hiqet taksa pa kushte. Një qeveri e cila e izolon veten, nuk mund të çojë përpara agjendën e Kosovës. LDK-ja nuk ka asnjë interes në qeveri e cila e izolon veten”, është shprehur Hoti.

Hoti tha se vendimi i Kurtit lidhur me taksën nuk është qëndrim i dakorduar.

“Unë kam qenë në dakordim për t’i diskutuar kushtet. Nuk është qëndrim i dakorduar nga ne vendimi i Kurtit lidhur me taksën”, ka thënë Hoti.

Tutje, Hoti thotë se marrëveshja e koalicionit ishte që tarifa të zëvendësohet me reciprocitet.

“Kërkesa ynë ka qenë të ulemi dhe të dakordohemi lidhur me çështjen e takës. Ne jemi qeveri dhe duhet konsensus që vendimet e qeverisë të merren së bashku. Besoj se duhet ulemi të bisedojmë”, shtoi Hoti.

Share This Article