Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mbërriti në Afganistan para ceremonisë së nënshkrimit mes SHBA-së dhe talebanëve në Doha, kryeqytetin e Katarit, njoftoi sot aleanca.
Në deklaratë thuhej se gjatë vizitës në Kabul, Stoltenberg do të takohet me presidentin, Ashraf Ghani dhe zyrtarë të lartë.
Përveç kësaj, ai dha një konferencë të përbashkët shtypi me Ghanin dhe Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper.
Pas mbërritjes, Stoltenberg u takua me shefin ekzekutiv afgan, Abdullah Abdullah.