Pas udhëzimit nga ana e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, kanë filluar dezinfektimet e ambienteve shkollore, si mbrojtje ndaj viruseve.
Një veprim të tillë e kanë ndërmarr edhe shkollat “Mehmet Akif”, si masë mbrojtëse kundër epidemisë së gripit dhe viruseve.
Siç thuhet në njoftim, shëndeti i nxënësve është i rëndësishëm, dhe nga ana e shkollave bëhet gjithçka që ky i fundit të mos dëmtohet.
Edhe pse ky lloj i pastrimit dhe dezinfektimit në Shkollat “Mehmet Akif” është i rregullt dhe i vazhdueshëm dhe është kryer vetëm para pak kohe, prapë duke ngritur masat e sigurisë, është marrë një masë e tillë!
Shëndeti i nxënësve, respektivisht mirëqenia e tyre është më e rëndësishmja për Shkollat “Mehmet Akif” dhe Institucionet Gulistan.
