ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj 7 hours ago
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 10 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 10 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 10 hours ago
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho  10 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Qerim Kelmendi, varroset në Kompleksin e Dëshmorëve të UÇK-së në Gllogjan

albnews by albnews
29 February, 2020
in Kosova
0
Qerim Kelmendi, varroset në Kompleksin e Dëshmorëve të UÇK-së në Gllogjan
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qerim Kelmendi, i cili u vra mëngjesin e së enjtes, u varros sot me nderime shtetërore, në Kompleksin e Dëshmorëve të UÇK-së në Gllogjan të Kosovës.

Bashkëpunëtorë të tij, ish-luftëtarë të UÇK-së, familjarë, e qytetarë të shumtë, u mblodhën për t’i japur lamtumirën e fundit Kelmendit, i cili ishte prej pjesëtarëve të parë të UÇK-së. Për të u tha se ishte ideator, e punëkryes i radhëve të para të UCK-së. Po ashtu, në tubimin mortor në Gllogjan, u tha se Qerim Kelmendi ishte erë për liri, e shpirtmadh.

RelatedPosts

Fshehu mijëra paunde në çorape, kapet në aeroportin Adem Jashari

Bahamas njeh Kosovën

SHBA: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Kosovës

Në emër të bashkëluftëtarëve, Daut Haradinaj, ish-gjeneral i UÇK-së, e sot deputet në Kuvendin e Kosovës, tha se do të qojnë përpara amanetin e Qerim Kelmendit.

“Ideator, kreator, e besa punëkryes i fillimit të luftës, i krijimit të radhëve të UÇK-së dhe i furnizimit t ë tyre, ishte Qerim Kelmendi. Sot është jo e lehtë me i thënë lamtumirë, por e di që shumë burra më të mirë se ne këtu e presin. Por kanë me mbet burra, që amanetin e tij e qojnë përpara”, tha ai.

Ndërsa Osman Kelmendi, vëllai i Qerim Kelmendit, tha se do familja do të marrë vetëm dhimbjen.

“Faleminderit për dhimbjen që po ndajmë bashkë, faleminderit për rreshtimin që po i bëhet vëllait tonë sot në krah të pushkëve çlirimtare të atdheut! Titulli i vetëm që ai e dëshiroi gjithë jetën e tij, dhe e mëshiroi me gjithë përkushtimin e tij. Era e xhaxhit, nga sot do të dua edhe unë si shokët e babit, edhe pse ata janë shokë dhe vetëm të tillë, dhe dinë të duan me zemrën e atdheut. Ti do të jesh pengu ynë, ylli unë i familjes. Qerim vëlla, rrugën tënde të jetës ta ndërprenë, kjo është humbje që ne nuk e deshëm. Nga kjo, ne familja do të marrim vetëm dhimbjen”, tha ai.

Ibish Neziraj, bashkëpunëtor i Qerim Kelmendit, tha se ai u vra nga ata që e kërkuan ta vrisnin në luftë. Ai shtoi se Qerim Kelmendi ishte dëshmitari më i besuar.

“Ai po largohet prej nesh pas vrasjes makabre dhe të pabesë, për të shkuar te shokët e tij. E vranë në paqe ata që kishin kërkuar për ta vrarë në luftë, e vranë të njëjtit bashkëpunëtorë qe e kërkuan ta vrisnin para fillimit të luftës dhe gjatë saj. Qerim Kelmendi ishte dëshmitari më i besuar, pasi jo vetëm kishte qenë pjesë, por edhe drejtues, e drejtuesit nuk duhet të jetojnë, sidomos kur emri i tyre sjell besim dhe ndershmëri. Do na mungojë Qerim Kelmendi, do i mungoi familjes së tij që e kishin dritë të syrit, do i mungoi vëllezërve dhe motrës që e kishin nderë dhe jetë, do i mungoi shokëve me të cilët ka luf tuar dhe ka qenë pjesë e lirisë së Kosovës, do i mungoi Kosovës dhe Shqipërisë si një burrë atdhetar, që e kishte mbi gjitha Kosovën dhe Shqipërinë”, tha ai.

E bashkëveprimtari i tij Blerim Muriqi, tha se mbi trojet shqiptare do të fryjë era e bashkimit dhe se këta që kanë mbetur, do t’i mposhtin armiqtë.

“Lamtumirë shpirtmadh, ta paçim hua kujtimin. Era e bashkimit do të fryjë mbi këto troje dhe ne do i mposhtim armiqtë e hijenat. E di se do të thuash ‘nuk është betim gjenerate’, por kurrë nuk do të mund te thuash se ‘ky nuk është betim kauze’. Lamtumirë era e mbetur e lirisë”, tha ai.

Gjithashtu sot në qendër të qytetit të Pejës u bënë homazhe për Qerim Kelmendin ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u vra mëngjesin e së enjtes.Nën organizimin e OVL-UÇK në Dukagjin, qytetarë e ish-bashkëluftëtarë të Kelmendit, depu tetë e kryetar komunash u përkulën pranë trupit të pajetë të tij.Qerim Kelmendi i cili ishte prej pjesëtarëve të parë të UÇK-së, u vra në orët e para të së enjtes pranë fshatit të tij Llabjan, ku trupi dhe vetura e tij u gjetën të djegur.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

19 December, 2025
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result