Viktima e parë nga koronavirusi në SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Personi i parë që ka humbur jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga koronavirusi është një grua 50 vjeçare, që kishte edhe probleme të tjera të rënda shëndetësore.

Këtë e konfirmoi Presidenti amerikan Donald Trump, në një konferencë të mbajtur sot.

“Ajo ishte një grua e mrekullueshme”, tha Trump.

Më pas, zëvendëspresidenti Mike Pence bëri të ditur kufizimet e udhëtimeve që kishte miratuar qeveria amerikane si përgjigje për përhapjen e koronavirusit.

“Çdo i huaj që ka vizituar Iranin nuk do të lejohet të mbërrijë në SHBA”, tha Pence, ndërsa shtetasit amerikanë janë të këshilluar të mos udhëtojnë në disa qytete specifike në Itali dhe Korenë e Jugut, dy shtetet me numrin më të madh të të prekurve pas Kinës.

Share This Article