Lëvizja Vetëvendosje thotë se janë bërë tre muaj prej kur është vendosur tarifa 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, dhe sipas LVV-së, pavarësisht kësaj nëpër marketet e vendit nuk ka asnjë mungesë të këtyre mallrave, madje ka edhe shumë dyshime për kontrabandë e keqpërdorime.
Postimi i plotë i LVV-së në Facebook:
Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon zbatimin e plotë të tarifës 100% për mallrat e Serbisë
Janë bërë rreth tre muaj prej kur është vendosur tarifa 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja. Pavarësisht kësaj nëpër marketet e vendit nuk ka asnjë mungesë të këtyre mallrave, madje ka edhe shumë dyshime për kontrabandë e keqpërdorime.
Këto janë disa nga shembujt e shumtë të manipulimit me barkodet e mallrave.