Është shtyrë ndeshja në mes të Juventusit dhe Milanit, që është dashur të luhet të mërkurën mbrëma në Torino.
Juventusi vetëm të martën mbrëma ka njoftuar se kjo ndeshje është shtyrë dhe do të luhet në një termin tjetër. Shtyrja ka të bëjë me masat që po merren në Itali për të luftuar përhapjen e koronavirusit.
Vendimi në fakt është i autoriteteve lokale të Torinos. Është raportuar se skuadra e Milanit ka udhëtuar për në Torino, ka qëndruar disa orë në hotel dhe është kthyer në Milano.
Ndeshja në mes të Juventusit dhe Milanit është e kthimit e gjysmëfinales së Kupës së Italisë. Në ndeshjen e parë të luajtur më 13 shkurt, rezultati ishte 1:1.