ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 15 hours ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 16 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 17 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 17 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 20 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Ndotja e ajrit na kushton ne tre vjet jetë

albnews by albnews
5 March, 2020
in Bota
0
Qeveria gjermane pranon planin për uljen e emetimeve e gazeve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pluhuri, ozoni dhe të tjera lëndë dëmtuese për ajrin i kushtojnë njerëzimit në mbarë botën më shumë vite jetë se sa sëmundjet e rrezikshme infektive si malarja apo SIDA, duhani apo luftrat, thonë studiuesit nga Mainci.

Si pasojë e ndotjes së ajrit në mbarë botën ndodhin 8,8 milionë vdekje të parakohshme, shkruajnë kardiologu Thomas Münzel nga Universiteti Teknik i Maincit dhe kimisti Jos Lelieveld nga Instituti Max-Planck për Kimi po në Mainc. Mesatarisht jetëgjatësia si pasojë e ndotjes së ajrit për çdo banor të Tokës shkurtohet me tre vjet.

RelatedPosts

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Oficerët amerikane zbarkojnë në Bjellorusi, vëzhgojnë nga afër stërvitjen ushtarake me Rusinë

Mblidhet samiti i jashtëzakonshëm arabo-islamik, Erdogan fluturon në Doha

Studiuesit përdorin një metodë të re modelimi, të ashtuquajturin Global Exposure Mortality Model (GEMM) , për të arritur në rezultatet e tyre, që janë publikuar në revistën shekncore Cardiovascular Research të martën (03.03.2020).

Sa i rrezikshëm është pluhuri i imët, grimcat e ajrit?
Në studimin e tyre shkencëtarët marrin parasysh nga njëra anë modelin cirkulues mbarëbotëror nga kimia e atmosferës, e cila derivon nga një model i klimës. Nga ana tjetër janë përfshirë të përllogaritje edhe shifrat e vdekshmërisë dhe statistikat për sëmundjet që shfaqen në mbarë botën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Të shpeshta infarktet kardiake dhe hemoragjitë cerebrale
Në fokus kanë qenë kryesisht sëmundje si kancer në mushkëri, infeksione kronike dhe akute të mushkërive si dhe sëmundjet e zemrës dhe hemoragjtië cerebrale, por edhe sëmundje të mëparshme kronike si diabeti apo hipertensioni. Sipas studimit më të rënda janë sëmundjet në sistemit kardiak dhe të qarkullimit të gjakut. 43 përqind e vdekjeve të parakohshme në mbarë botën ndodhin prej infarkteve kardiake dhe hemoragjive cerebrale.

Gjithashtu shifrat e studimit japin shpjegim edhe për strukturën e moshës së pacientëve. Rezulton, se më të rrezikuar janë kryesisht të moshuarit. Rreth 75 përqind e vdekjeve të parakohshme kanë orekur njerëzit mb i moshën 60 vjeçare. Fëmijët nën pesë vjeç kanë gjithashtu një risk më të lartë vdekshmërie, kur jetojnë në vendet më të varfëra si Afrika dhe pjesë të Azisë Jugore.

Dallime të mëdha mes rajoneve të botës
Studiuesit kanë konstatuar jo vetëm dallime të mëdha sa i përket ndotjes së ajrit dhe vdekshmërisë si pasojë në rajone të ndryshme të botës, por edhe ata arrijnë në konkluzionin, se varet prej vendbanimit, se sa mund të influencojë njeriu vet. Ndotja e ajrit jo gjithmonë shkaktohet prej njeriut e si rrjedhojë ajo jo gjithmonë është e shmangshme.

Më keq paraqitet gjendja në Azinë Lindore. Atje mesatarisht një njeri i zakonshëm humbet katër vjet të jetës për shkak të ndotjes së ajrit. Tre vjet jetë do të mund të fitoheshin, në rast se arrihet që të pakësohet emisionet industriale në atmosferë – kryesisht lëndët djegëse fosile. Ndërsa në Afrikë pluhuri, grimcat e ajrit, janë shkaku kryesor që njerëzit humbasin mesatarisht 3,1 vjet jetë. Prej tyre do të mund të shpëtoheshin vetëm 0,7 vjet, nëse industria në zonat e prekura do t’i pakësonte dukshëm emisionet e veta.

Në Europë nga 2,2 vjet të humbura prej ndotjes së ajrit mund të shmangeshin 1,7 vjet, në Amerikën e Veriut 1,1 nga 1,4 në rast se pakësohet emetimet nga industria. Ndërkohë që emisionet e shkaktuara nga djegia e pyjeve, studiuesit i konsiderojnë si emisione natyrore.

Faktorë të tjerë rreziku
Sipas studimit edhe pirja e duhanit është më pak e rrezikshme krahasuar me ndotjen e ajrit në përgjithësi. Münzel dhe Lelieveld kanë llogaritur për këtë një vlerë mesatare prej 2,2 vjetësh të humbura jete (këtu përfshihet numri i atyre që nuk pijnë duhan). Sëmundja e dobësimit të imunitetit SIDA u kushton njerëzve mesatarisht 0,7 vjet jetë, malarja 0,6 dhe përdorimi i dhunës 0,3.

Studiuesit pranojnë, që metoda matëse e tyre përmban edhe disa aspekte pasigurie, kryesisht lidhur me pasojat e faktorëve rrezikues si p.sh. duhani. Pavarësisht kësaj ata e konsiderojën hulumtimin e tyre si një nxitje për studime të mëtejshme./DW

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result