Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për emërimin e kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, e ka vlerësuar pozitiv dhe shenjë që dërgon sinjale për depolitizim dhe respektim të parimit të meritokracisë në emërime të larta.
Postimi i ambasadorit Abbott në Facebook:
Mirëpres
vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për emërimin e Kryeshefit Ekzekutiv të
Agjencisë Kosovare të Akreditimit.
Rekrutimi për këtë pozitë ishte mbështetur nga Projekti ynë i
Rekrutimit në vitin 2018; por që atëherë, kishte mbetur i papërmbyllur me
emërim.
Emërimi i sotëm është shenjë pozitive që dërgon Qeveria për
depolitizim dhe respektim të parimit të meritokracisë në emërime të larta.
Kosova përparon vetëm me transparencë, meritokraci, qeverisje të mirë dhe
llogaridhënje. Mbretëria e Bashkuar është e lumtur t’ju ndihmojë në këtë
rrugëtim.