ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ 2 hours ago
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik 2 hours ago
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë 2 hours ago
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim 2 hours ago
Adolescence dhe The Studio triumfojnë në Emmy 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Rrëfimi i mësueses Hajrije Rrecaj, që dha mësim edhe në kampin e Stankovecit gjatë kohës së luftës

albnews by albnews
7 March, 2020
in Kosova
0
Rrëfimi i mësueses Hajrije Rrecaj, që dha mësim edhe në kampin e Stankovecit gjatë kohës së luftës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Para 43 viteve, Hajrije Rrecaj e mori për herë të parë ditarin në dorë dhe doli para nxënësve, të cilët nuk i la asnjëherë vetëm, as në kohërat më të vështira të luftës, por as në paqe.

Ajo ka rrëfyer për gjithë rrugëtimin e saj, që nisi në vitin 1977, në Arllat të Drenasit, për të vazhduar pa asnjë ndërprerje mësimdhënien, edhe në kampin e Stankovecit, ku ishte njëra ndër tri mësueset vullnetare që u dha mësim fëmijëve kosovarë që po qëndronin në këtë kamp pas dëbimit që forcat serbe bënë gjatë luftës në Kosovë.

RelatedPosts

5000 shqiptarë veshën Hagën kuqezi, mesazh gjyqtarëve të Hagës: Jepini fund farsës me udhëheqësit e UÇK

Avokati i Thaçit: Sot kuptohet se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në vitin 1999

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë

Mësueses Hajrije i ka mbetur vetëm edhe një vit deri në përfundimin e misionit të saj, për të edukuar, mësuar e aftësuar plot 43 gjenerata nxënësish, të cilëve u mësoi shkrim e lexim, dhe për të cilët dha gjithë kontributin e saj, që të arrijnë majat e suksesit.

Ditën e parë kur doli para nxënësve e kujton me shumë nostalgji.

“Ajo ditë ka qenë dita më e madhe për mu, që nuk e harroj në jetë. Ishte një krenari e madhe sepse e doja shumë profesionin e mësuesit. Ditën e parë kur kam shku, nëna, e ndjera më ka përcjellë me gëzimin më të madhin, mirëpo unë isha edhe mësuesja e parë e fshatit, se atëherë vajzat nuk kanë shku në shkollë, unë kam qenë e para, pastaj ka pas që kanë shku në shkollë”, rrëfen mësuesja Hajrije.

Në kohën më të vështirë për shqiptarët e Kosovës, gjatë viteve të ’90-ta, mësuesit kanë qenë të parët ata që e kanë përdorur vulën e Republikës së Kosovës, në librezat e nxënësve.

Mësuesja Hajrije ka treguar për Telegrafin sesi ua kishin vendosur nxënësve librezat në çanta, duke i lutur që të mos i hapnin derisa të arrinin në shtëpi, në mënyrë që askush të mos e merrte vesh që po përdorej vula e Republikës së Kosovës nga mësuesit.

“Ne të parët jemi që e kemi përdorë edhe vulën e Republikës së Kosovës, në librezat e nxënësve. Është e vërtetë që kur ta ndalon dikush, ti do me thanë edhe më shumë i jep zjarr, e jep atë fuqinë, maksimumin, se e dishim që neve po na shtyp dikush tjetër, kështu që na maksimumin e jepim për fëmijët tanë”, shprehet ajo.

Ajo nuk i la nxënësit as në kohërat më të vështira, madje as në kampet e refugjatëve gjatë luftës në Kosovë.

Profesioni i mësueses i mbeti dytësor në kampin e Stankovecit, aty ku u bë edhe psikologe për nxënësit të cilët kishin parë tmerrin në luftën e Kosovës.

Mësuesja Hajrije ishte njëra ndër tri mësueset vullnetare, që dhanë mësim për fëmijët në këtë kamp, ku ishin të strehuar mijëra familje nga Kosova.

“Gjatë luftës kemi qenë në Stankovec, edhe aty është organizu mësimi, që e kemi mbajt në shatora, kemi nejt një muaj e një javë, pastaj na kanë qu në Norvegji, edhe aty kam mbajt mësimin, ku kam mbajt mësim për nxënës, ku shoqata e shqiptarëve m’i kanë sjellë edhe tekstet, edhe krejt mjetet mësimore edhe brenda kampit, se kemi qenë 180 familje. Aty kam ndejt tre muaj edhe kam mbajt mësimin me nxënës, asnjëherë nuk kam pushu, gjithmonë vetëm kam punu. Në Stankovec ka qenë numri shumë i madh, se kanë qenë aty tendat shumë të gjata, sepse numri shumë i madh i popullatës, mirëpo për me i nda tash fëmijët edhe mos me e ndje mungesën, e tmerrin që e panë brenda Kosovës, u dashke që t’ua tërheqim vëmendjen nga tmerri”, rrëfen mësuesja.

Ajo ka folur edhe për kujtimet e saj për 7 Marsin, Festën e Mësuesit të cilat janë të ndryshme në periudha të ndryshme kohore.

Në fund ka dhënë edhe një porosi për të gjithë nxënësit të cilët i përcolli me gjenerata të tëra, e për të cilët ndjehet shumë krenare.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

15 September, 2025
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

15 September, 2025
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

15 September, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result