ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ 11 minutes ago
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik 14 minutes ago
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë 17 minutes ago
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim 20 minutes ago
Adolescence dhe The Studio triumfojnë në Emmy 22 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Bekim Jashari: Duhet të punojmë bashkërisht përtej dallimeve ideologjike, politike e konceptuale

albnews by albnews
7 March, 2020
in Kosova
0
Bekim Jashari: Duhet të punojmë bashkërisht përtej dallimeve ideologjike, politike e konceptuale
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në manifestimin e “Natës së Zjarreve”, kryetari i Komunës së Skenderajt dhe nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Bekim Jashari ka theksuar se sot kujtojmë e nderojmë të gjithë ushtarët, dëshmorët e martirët që ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë.

Në përmbyllje të aktiviteteve të 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jashari tha se kujtojmë e nderojmë luftën heroike të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, “ku për 3 ditë radhazi baba Shaban, Komandanti Legjendar Adem Jashari, Babushi Hamëza, dhe e gjitha familja Jashari, djemtë e vajzat me vendosmëri e të pa mposhtur luftuan kundër okupatorit serb”.

RelatedPosts

5000 shqiptarë veshën Hagën kuqezi, mesazh gjyqtarëve të Hagës: Jepini fund farsës me udhëheqësit e UÇK

Avokati i Thaçit: Sot kuptohet se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në vitin 1999

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë

Fjalimi i plotë i Jasharit:

Të dashur familjarë të dëshmorëve, invalid e veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale,

Të dashur bashkëkombas nga të gjitha trevat shqiptare që sot keni ardhur të nderoni jetën dhe veprën heroike të familjes Jashari.

E dashur familja ime Jashari!

Sot në 22 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kujtojmë e nderojmë luftën heroike të 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998, ku për 3 ditë radhazi baba Shaban, Komandanti Legjendar Adem Jashari, Babushi Hamëza, dhe e gjitha familja Jashari, djemtë e vajzat me vendosmëri e të pa mposhtur luftuan kundër okupatorit serb.

Sot kujtojmë e nderojmë të gjithë ushtarët, dëshmorët e martirët që ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë. Janë ata që shkruajtën historinë e përjetshme, është vepra dhe heroizmi i tyre unik ai që vulosi të ardhmen e Kosovës. Populli ynë i përvuajtur, i robëruar me shekuj e i etur për liri bëri rezistencë të pa shembullt, luftë të pastër në mbrojte të tokës sonë dardane, popullit tonë demokratik e liridashës. Sot, në përfundim të Epopesë së UÇK-së, me lejoni që të falënderoj të gjithë ata që me krenari vizituan e nderuan heroizmin e familjes Jashari, të gjitha ata që edhe sot ne këtë ditë me shi nuk ndalën respektin dhe nderimin për të rënët e Lirisë.

Numri i madh i vizitorëve nga të gjitha vendet ku frymon gjuha shqipe është dëshmi e fortë që populli ynë nuk e harron historinë tonë të lavdishme, nuk harron ata që dhanë jetën dhe derdhen gjakun për lirinë dhe shtetin që sot po e gëzojmë. Kjo histori duhet të përcillet me krenari brez pas brezi, gjenerate pas gjenerate. Po ashtu dua të falenderoj artistët e këngëtarët që si në kohët më të veshtira, ashtu edhe sot po i këndojnë luftës e heroizmit të heronjve e dëshmorëve tonë. Sot patriotizëm është besimi në vlerat institucionale e demokratike, kujdesi për shtetin, ruajtjen e vlerave tona tradicionale e historinë tonë të lavdishme.

Tani duhet të punojmë bashkërisht, përtej dallimeve tona ideologjike, politike e konceptuale në zhvillimin e vendit, fuqizimin e rendit e ligjit, arsimit, shëndetësisë e rinisë, luftimin e korrupsionit e nepotizmit, rritjen e punësimit dhe ndaljen e migrimit të të rinjve jashtë vendit. Të rënët në altarin e pavdekësisë, sollën Lirinë e Pavarësinë.

Ne, jetësojmë amanetin e tyre, duke zhvilluar shtetin!

Lavdi heronjve, dëshmorëve, e martirëve të Lirisë! Faleminderit!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

15 September, 2025
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

15 September, 2025
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

15 September, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result