ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona 18 minutes ago
Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale 2 hours ago
Britania nis javën tjetër fluturimet e para për kthimin e emigrantëve klandestinë në Francë 3 hours ago
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë 3 hours ago
Troket derbi në Angli, Siti e Junajtid e kanë betejë 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Koronavirusi, Meta: Duhen fonde që situata të mos dalë jashtë kontrollit

albnews by albnews
9 March, 2020
in Albania
0
Koronavirusi, Meta: Duhen fonde që situata të mos dalë jashtë kontrollit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti shqiptar, Ilir Meta vlerësoi sot angazhimin dhe masat e marra deri tani nga institucionet shtetërore përfshirë dhe vendimet e qeverisë sot, ndërsa i ftoi shqiptarët të përballojnë me qetësi këtë situatë, të respektojnë këshillat mjekësore, të ndjekin dhe të zbatojnë sugjerimet e institucioneve shtetërore.

Në një konferencë për shtyp, Meta tha se “nuk ka vend për panik, por nuk ka vend as për nënvlerësim nga institucionet dhe çdo qytetar”.

RelatedPosts

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

Polakët në kërkim nga policia, dhunuan Skënderbeun në Tiranë. MEPJ nuk i shpall non grata

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

“Sot u konfirmuan dy rastet e para të të prekurve nga koronavirusi. Duke ju uruar shërim sa më të shpejtë, shpreh solidaritetin tim. Kërkohet përgjegjshmëri dhe bashkëpunim, profesionalizëm, përkushtim dhe transparencë. Mbështes edhe njëherë personelin mjekësor, të cilët do të duhen të përballen edhe me këtë rrezik serioz. Apeloj domosdoshmërinë e angazhimit të të gjithë strukturave shtetërore”, tha Meta.

Ai u bëri thirrje institucioneve të marrin masa për sigurimin e mjeteve mbrojtëse, për nisjen e trajnimeve të personalit, përcaktimin e karantinave dhe perimetrit të sigurisë, por edhe pajisjeve.

“Po e ndjek situatën hap pas hapi dhe së bashku me institucionet e tjera do të bëjmë çdo gjë për të qenë pranë çdo qytetari për moslejimin e përshkallëzimit. Apeloj për plan të detajuar, plan monitorimi të detajuar, për financim të plotë për nevojat për materialet mjekësore mbrojtëse jo vetëm për ekipet mjekësore, por edhe për forcat e sigurisë, që të përballojmë me sukses këtë pandemi”, tha Meta.

Po ashtu, Presidenti u shpreh se nevojitet “një plan e detajuar ekonomik për veprimet financiare mbështetëse”.

“Sot familja dhe e gjithë shoqëria shqiptare janë së bashku për të përballuar një emergjencë shumë serioze dhe vetëm, solidariteti mbarëkombëtar do të jetë forca përballë kësaj pandemie. Maturia dhe mësimet e nxjerra nga vendet e tjera më të zhvilluara janë instrumentet më të sigurta për të përballuar në mënyrën e duhur situatën. Çdo qytetar duhet të jetë i ndërgjegjshëm se nënvlerësimi më i vogël rrezikon jo vetëm jetën e tij, por edhe fëmijëve e prindërve”, tha Meta.

Ai kërkoi përgjegjshmëri dhe bashkëpunim maksimal, ndërsa shprehu bindjen se vetëm në këtë mënyrë do t’ia dalim që të mos e lëmë të përshkallëzohet këtë situatë të vështirë.

I pyetur nëse është koha për të mbledhur Këshillin e Sigurimit, Meta tha se “nuk është koha për të zhvilluar mbledhje mbi mbledhje”.

“Që në 31 janar kam kërkuar marrjen e masave ende pa u shfaqur rastet në Itali dhe më pas u kam kërkuar të parapërgatiten në vijimësi. Dje kam bërë një kërkesë më të fortë. Qeveria sot ka marrë një seri masash në këtë drejtim, ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet shtetërore dhe të qeverisë për të bërë çdo gjë, jo vetëm për të hetuar këto dy raste , por e rëndësishme është të kuptojmë që nënvlerësimi më i vogël i qytetarëve krijon një rrjet të kontaminuar që kthehet në bartës dhe shpërndarës të virusit”, tha Meta.

Ai vlerësoi se “veprimet po bëhen me përgjegjësi të plotë dhe ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë”.

Po ashtu, Meta informoi se “nga dita e sotme në Presidencë ka një taskforcë të kryesuar nga këshilltari për sigurinë kombëtare dhe të gjithë qytetarët do të kenë një adresë ku të drejtohen kur shohin probleme”.

“Besoj se me përgjegjshmëri maksimale ne do të arrijmë të kemi situatën nën kontroll. Sot kam folur me ambasadoret tona në Romë dhe Greqi. Janë disa gjëra që kërkojnë fonde dhe fondet duhen gjetur pa tjetër. Por, ka dy gjëra që nuk kërkojnë fonde: bashkëpunimi i secilit qytetar e kujdesi që çdo qytetar bën, dhe vullnetarizmi. Të gjithë intelektualët profesorë, studentët e Fakultetit të Mjekësisë mund të jenë me mjaft kontribut në këtë moment, ashtu sikurse vullnetarët e Kryqit të Kuq”, tha Meta./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona

Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona

14 September, 2025
Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

14 September, 2025
Britania nis javën tjetër fluturimet e para për kthimin e emigrantëve klandestinë në Francë

Britania nis javën tjetër fluturimet e para për kthimin e emigrantëve klandestinë në Francë

14 September, 2025
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result