Kryeministri i Kosoëvs, Albin Kurti, ka pritur të marten në takim një delegacion franko-gjerman.
Pjesë e këtij delegacioni janë këshilltari i kancelares gjermane, Angela Merkel dhe ai i presidentit francez, Emmanuel Macron, Jan Hecker, respektivisht Emmanuel Bonne.
Mediet janë lejuar që të marrin vetëm pamje para këtij takimi, derisa është dhënë se nuk do të ketë deklarime për medie. Në takim është parë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Vizita e tyre në Prishtinë përkon me rritjen e presionit për heqjen e taksës dhe rinisjen e dialogut me Serbinë, raporton Koha.
Kryeministri Kurti ka kërkuar që BE-ja ta luajë rolin e vet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Pas takimit me kryeministrin, dy këshilltarët do të takohen me presidentin Thaçi.
Këshilltari i presidentit francez, Emmanuel Macron, Emmanuel Bonne, kur është pyetur nga gazetarët se a kanë “ndonjë porosi të veçantë” për Kurtin, ai është përgjigjur se “për këtë jemi këtu”.
“Ne duhet të flasim”, ka thënë Bonne derisa s’ka folur në detaje se çfarë porosie do t’i japë Kurtit.