Portieri slloven Jan Oblak është shpallur lojtar më i mirë i ndeshjes Liverpool – Atletico Madrid.
Portieri i Atleticos bëri disa pritje vendimtare, ndërsa Atletico fitoi 3:2 pas shtesave në Anfield ndaj Liverpoolit. Ndeshjen e parë në Madrid, Atletico e fitoi 1:0.
“Një paraqitje e jashtëzakonshme ku portieri bëri disa pritje të rëndësishme dhe mori vendime të matura nën presion”, ka thënë mbikçyrësi teknik i UEFA-s, Gareth Southgate.