Janë pezulluar ndeshjet e Premier Leagues së Anglisë në futboll. Vendimi u mor të premten paradite për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Të enjten mbrëma trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta u testua pozitiv për koronavirus. Të premten u njoftua se edhe lojtari i Chelseat, Callum Hudson-Odoi është prekur nga koronavirusi.
Lojtarë të katër klubeve të Premier Leagues janë në vetizolim për shkak të koronavirusit.
Pezullimi është i vlefshëm deri më 3 prill.
TĂ« premten janĂ« suspenduar edhe ndeshjet e tri kategorive tjera tĂ« futbollit anglez, qĂ« i organizon EFL-ja. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r Championshipin, âLeague Oneâ dhe âLeague Twoâ.