ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri 6 hours ago
DOSJA/ Boris Johnson nën hetim për abuzim me fondet publike dhe lidhje të dyshimta biznesi 6 hours ago
Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali 6 hours ago
Lufta ndaj karteleve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes vesh uniformën ushtarake dhe zbarkon në Porto Riko 8 hours ago
Kualifikueset e Botërorit 2026, rivalët e Shqipërisë kanë përballjen direkte. Në fushë zbresin edhe Franca me Portugalinë 8 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

“Adidasi” humb mbi një miliard dollarë në tregun e Kinës, goditet edhe “Puma”

albnews by albnews
14 March, 2020
in Show - Biz
0
“Adidasi” humb mbi një miliard dollarë në tregun e Kinës, goditet edhe “Puma”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kompanitë e veshmbathjeve sportive gjermane “Adidas” dhe “Puma” kanë paralajmëruar rënie të madhe të shitjeve në Kinë për shkak të koronavirusit, në kohën kur kishte shenja të përmirësimit të ndikimit në treg atje.

Aksionet në “Adidas” dhe “Puma”, në javët e fundit, ishin ulur në 10 për qind, përkatësisht 3 për qind. Edhe aksionet e liderit të veshmbathjeve “Nike”, që gjithashtu paralajmëroi rrezikun nga përhapja e koronavirusit, ka ndikuar që të ketë rënie deri në 3 për qind.

Nga “Adidasi” parashikojnë që shitjet e tremujorit të parë të pësojnë humbje të madhe deri në 1 miliard euro në Kinë, dhe në përgjithësi të bien shitjet për 10 për qind, duke përfshirë një rënie prej rreth 100 milionë eurosh në Japoni dhe në Korenë e Jugut, transmeton Koha.

RelatedPosts

Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali

Në shtratin e vdekjes/ Këto ishin fjalët e fundit të Skënderbeut…

Shefi ekzekutiv i “Adidasit”, Kasper Rorsted, duke vërejtur se biznesi me marzhë më të lartë në Kinë është zakonisht një kontribuues i madh i fitimeve, u tha analistëve që fitimi operativ i grupit do të bjerë me më shumë se 500 milionë euro në të njëjtën periudhë.

“Adidasi” dhe “Puma” gati një të tretën e shitjeve e bazojnë në tregun e Azisë, që ka qenë një treg i madh i rritjes së veshmbathjeve sportive në vitet e fundit. Rajoni është gjithashtu qendra kryesore ndihmuese, me Kinën si një prodhues kryesor për industrinë.

“Virusi duket më keq sesa u frikësuam”, ka shkruar analisti i “Jefferies”, James Grzinic, në një shkrim për “Adidas”, duke shtuar se informacionet nga “Adidas” dhe “Puma” tregojnë për gjasat e uljeve të fitimeve të mëdha për shitësit e tjerë.

Nga “Puma” mendojnë se nuk pritet që biznesi i saj do të kthehet në normalitet së shpejti, me gjithë shenjat inkurajuese që do të vinin nga Kina, duke shtuar se nuk iu braktisën udhëzimet e vitit 2020 të 19 shkurtit, që supozohej se kriza do të ishte afatshkurtër.

“Duke pasur parasysh kohëzgjatjen e situatës në Kinë, ndikimin negativ në vendet e tjera të Azisë dhe tani edhe përhapjen në Evropë dhe në ShBA, për fat të keq duhet të konkludojmë se një normalizim afatshkurtër nuk do të ndodhë,” tha Grzinic.

Që nga shfaqja në Kinë në fund të vitit të kaluar, koronavirusi i ri është përhapur në të gjithë botën, duke infektuar rreth 120.000 njerëz, duke vrarë afro 4300 dhe duke i dërguar tregjet në një çoroditje.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

9 September, 2025
DOSJA/ Boris Johnson nën hetim për abuzim me fondet publike dhe lidhje të dyshimta biznesi

DOSJA/ Boris Johnson nën hetim për abuzim me fondet publike dhe lidhje të dyshimta biznesi

9 September, 2025

Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali

9 September, 2025
Lufta ndaj karteleve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes vesh uniformën ushtarake dhe zbarkon në Porto Riko

Lufta ndaj karteleve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes vesh uniformën ushtarake dhe zbarkon në Porto Riko

9 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result