Partitë politike do t’i anulojnë të gjitha aktivitetet zgjedhore deri më 22 mars. Për këtë vendim liderët e partive e kanë njoftuar sot kryeministrin teknik Oliver Spasovskin.
”Shëndeti dhe jeta e qytetarëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, kështu që ne besojmë se mesazhin më të fortë për qytetarët në këtë moment duhet ta dërgojnë partitë politike, në mënyrë që të respektojnë rekomandimet dhe është mirë që të gjithë liderët politikë me të cilët fola sot në mëngjes, z. Zaev, Mickoski , Ahmeti, Sela, Gashi, Kasami pajtohen që moratoriumi duhet të qëndrojë deri më 22 Mars. Sigurisht, si do të zhvillohen ngjarjet, ne jemi këtu, të hapur për të gjithë të ulemi së bashku, dhe të vendosim se çfarë është në interesin më të mirë të qytetarëve”, deklaroi Oliver Spasovski./Alsat/