Klubi i La Ligas spanjolle Valencia ka njoftuar se pesë lojtarë dhe anëtarë të stafit teknik kanë dal pozitiv me koronavirus.
Klubi spanjoll ka njoftuar në një komunikatë për media të dielën në faqen zyrtare.
Mbrojtësi argjentinas Ezequiel Garay njoftoi më herët të dielën se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
“Lojtarët e prekur dhe stafi janë në shtëpitë e tyre në gjendje të mirë dhe të izoluar. Ne jemi të bindur se me solidaritet, përgjegjësi dhe frymë të mirë do të mposhtim këtë pandemi”, është thënë në komunikatë të Valencias.
Mësohet se lojtarët tjerë të infektuar te Valencia janë Eliaquim Mangala dhe Jose Luis Gaya. Po ashtu është delegati Paco Camarasa dhe anëtari i stafit mjekësor Juan Aliaga.
Më herët është raportuar edhe se lojtari brazilian i Elches, Jonathas ka dal pozitiv me koronavirus.