ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SHBA partnere e SPAK/ Pasuesi i Dumanit, Vanhorn: Përzgjedhja të jetë transparente 1 hour ago
Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës 2 hours ago
Përmbyset barka në kanalin e La Manshit, 4 viktima, dy prej tyre janë fëmijë 3 hours ago
Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit 6 hours ago
Njoftohen sanksione për Izraelin, Presidentja e KE jep alarmin: Po nis beteja për rendin botëror 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Ligat evropiane mund të rifillojnë në mesin e majit

albnews by albnews
19 March, 2020
in Show - Biz
0
Ligat evropiane mund të rifillojnë në mesin e majit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kreu i La Ligas spanjolle Javier Tebas beson se ligat evropiane do të jenë në gjendje të rinisin në mesin e majit dhe stinori mund të përfundohet, pas shtyrjes së Kampionatit Evropian për shkak të koronavirusit.

“Në mesin e majit besoj se do të rifillojnë gjitha garat evropiane. Të gjitha. Sigurisht, se varet se si zhvillohet situata me këtë pandemi. Mund të jetë edhe më herët se kaq, por kjo është data që po synojmë”, ka thënë Tebas për gazetën “Marca” të mërkurën, transmeton Koha.net.

Sa i përket nëse ndeshjet do të luhen pa shikues, ai ka shtuar: “Gjithçka varet nga autoritetet shëndetësore nëpër shtete. Ne po flasim për oraret e më tepër se 30 ligave. Gjithçka duhet të koordinohet”.

Tebas ka thënë se shtyrja e Euro 2020, që është vendosur nga UEFA të martën, nënkupton se klubet do të jenë në gjendje të përfundojnë stinorët dhe të rinisin stinorin e ardhshëm me kohë.

“Ne nuk duam të ndryshojmë asnjë stinor, nuk kemi menduar për këtë. Në këtë situatë, skenarët që po mendojmë janë afatshkurtër”, ka thënë Tebas.

RelatedPosts

Princ Harry dhe Mbreti Charles III takohen pas më shumë se një viti! Çfarë ndodhi në këtë takim privat?

E papritur! Arrestohet ylli i “Breaking Bad”

Kur vitet janë vetëm numra: Ish-Miss Kosova në moshën 53-vjeçare surprizon me pamjen e saj

Tebas po ashtu ka konfirmuar se La Liga a dërguar te klubet sete për testim për koronavirus, në mënyër që lojtarët të testohen.

“Ne i kemi dërguar para se të shpallej gjendja emergjente. Ne kemi kontraktuar një shërbim plotësisht privat dhe kemi vënë këto sete në dispozicion për gjithë ata që i duan, dhe që mendojnë se janë të nevojshme në këtë situatë”, ka thënë Tebas.

Klubi i La Ligas, Rayo Vallecano ka refuzuar këto sete, duke thënë se duhet adresuar te personat që kanë më tepër nevojë.

“La Liga na ka ofruar këto, por ne nuk kemi pranuar ato për arsye mjekësore dhe shëndetësore. Asnjë lojtar nuk ka shfaqur simptome dhe besojmë se njerëzit që janë në gjendje jo të mirë kanë më tepër nevojë për to. Ata njerëz duhet të kenë prioritet”, ka thënë zëdhënësi i klubit David Espinar.

Vendimi i Valladolidit ka ardhur pasi presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales ka kritikuar klubet që kanë testuar lojtarët për virusin.

“Duke e ditur se bëhet fjalë për jetë të njerëzve më është dukur e pavend për të përdorur këto sete testuese te futbollistët, kur ka njerëz që u duhen më tepër. Rezultati për një futbollist është i njëjtë, nëse del pozitiv dhe nuk ka simptome të rënda, atëherë izolohet në shtëpi. Testimi i lojtarëve më është dukur vendim absolutisht jo-patriotik në këto rrethana”, ka thënë Rubiales.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SHBA partnere e SPAK/ Pasuesi i Dumanit, Vanhorn: Përzgjedhja të jetë transparente

SHBA partnere e SPAK/ Pasuesi i Dumanit, Vanhorn: Përzgjedhja të jetë transparente

10 September, 2025
Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës

Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës

10 September, 2025
Përmbyset barka në kanalin e La Manshit, 4 viktima, dy prej tyre janë fëmijë

Përmbyset barka në kanalin e La Manshit, 4 viktima, dy prej tyre janë fëmijë

10 September, 2025
Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit

Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result