Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas letrës së ndjesës që shefi i Policisë, Ardi Veliu u dërgoi sot bizneseve afër Parlamentit.
Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Vokshi e cilëson policinë si bandë të kryeministrit Rama.
Vokshi shton se kjo bandë të vret natën dhe të qan ditën, ndaj edhe letra drejtuar bizneseve është një tallje për qytetarët dhe një hipokrizi e neveritshme.
“Bandat me uniformë të Edi Ramës të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Ndjesa e policisë për bizneset pranë parlamentit është tallje me qytetarët dhe hipokrizi e neveritshme. Helmimi me lëndë kimike i protestuesve, fëmijëve, nxënësve të shkollës ekonomike, grave dhe nënave shtatzëna, banorëve dhe bizneseve të zonës është bërë me urdhër kriminal gjakftohtë për të trembur opozitën dhe qytetarët. Pamjet tregojnë se kanë hedhur aq shumë gaz lotsjellës, sa kanë helmuar edhe njerëzit brenda qendrës tregtare pranë parlamentit. Ftoj bizneset dhe banorët pranë Parlamentit të bashkohen me ne në 5 mars për të protestuar kundër qeverisë që për qytetarët e vet ofron vec helm, papunësi dhe varfëri. Është shumë afër dita kur banda me uniformë e Edi Ramës do të mbajë përgjegjësi para ligjit për sjelljen e saj kriminale”, shkroi Vokshi./Top Channel/
Vokshi: Bandat me uniformë të Ramës të vrasin natën dhe të qajnë ditën