Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestat kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar disa prej pankartave dhe memeve të shfaqura gjatë tubimeve të qytetarëve.Përmes një postimi në Facebook, Rama ironizoi protestuesit dhe atë që e quajti “revolucioni imagjinar i flamingove”, ndërsa vlerësoi kreativitetin e materialeve satirike që kanë qarkulluar gjatë ditëve të fundit.
“RROFTË MEMEMANIA. Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove. Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falënderime autorëve”, shkroi Rama.


