Trajneri i ri i Kombëtares, Rolando Maran, foli për Supersport pas humbjes që Shqipëria pësoi 0-1 nga Izraeli në miqësoren e zhvilluar në Tiranë. Italiani debutoi në stolin kuqezi me ekipin që nuk bëri asnjë gjuajtje në portë.
“Më vjen keq që përfundoi kështu kjo ndeshje, doja një ndeshje tjetër, duke qenë që ishte e para. Kemi bërë ndeshje të mirë dhe të keqe. Në minuta të caktuara kemi pasur edhe momente që mund t’i shfrytëzonim, por kemi bërë mirë.
Pozicioni i lojtarëve, Hoxhës, Laçit, Mehmetit dhe Ramadanit? Jam dakord që në pjesën e parë bëmë ndeshje të mirë, por në të dytën humbëm ekulibrin. Prej karakteristikave të lojtarëve bëra këto zgjedhje, lojtarët duhet të ndryshoheshin me njëri-tjetrin, të vinin në ndihmë të “pykës”. Hysaj mund të ndihmonte si numër 5 për të çuar topa përpara. Izraeli është skuadër teknike, të vë në vështirësi për shkak të presingut dhe ne e humbëm këtë balancë.


