Tragjike në Tajlandë / Fëmija 7-vjeçar vritet nga majmuni i familjes

Share

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tajlandë, ku një djalë 7-vjeçar është vrarë pasi u sulmua nga majmuni i tij shtëpiak.Sipas raportimeve, fëmija, i identifikuar si Ekkarat Srichan, po luante jashtë shtëpisë së tij kur u sulmua nga një macaque me emrin “Choke”, që i përkiste familjes së tij. Majmuni e kafshoi rëndë djalin, duke i shkaktuar plagë serioze në kraharor dhe duke i shpuar mushkëritë.

Fëmija u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se majmuni ishte mbajtur si kafshë shtëpiake pa leje dhe kishte shfaqur më herët sjellje agresive. Ai ishte marrë nga rruga nga gjyshi i fëmijës disa vite më parë.

Pas sulmit fatal, policia ka nisur hetimet dhe ka ndërhyrë për të parandaluar rreziqe të tjera.

Ngjarja ka ngritur shqetësime të reja në lidhje me mbajtjen e kafshëve të egra si kafshë shtëpiake dhe sigurinë e fëmijëve në raste të tilla.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit