ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike 6 hours ago
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive 7 hours ago
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune 7 hours ago
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar 7 hours ago
Krerët e shtetit nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Evropa dhe virusi: Beteja e narrativave

albnews by albnews
20 March, 2020
in Bota
0
Evropa dhe virusi: Beteja e narrativave
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pawel Zerka

Ardhja e koronavirusit ka nisur një betejë të narrativave, për rolin e BE-së. Fituesi do të përcaktojë të ardhmen e Evropës.

RelatedPosts

Videot intime të prezantuesit të njohur italian me partneren, Prokuroria: Skenari është më i errët se sa dihet

Në Francë propozohet ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë

24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

Krizat shpesh i “farkëtojnë” udhëheqësit. Krizat e rënda mund të ndryshojnë vetë natyrën e qeverisjes. Udhëheqësit politikë evropianë, tashmë kanë kuptuar se ata nuk po reagojnë vetëm ndaj krizës së koronavirusit – ata janë gjithashtu pjesë në formësimin e të ardhmes së Evropës. Reagimi ndaj virusit do të ketë një efekt të menjëhershëm dhe ndoshta drastik në jetën e evropianëve, si pak çështje në të kaluarën. Evropianët nuk do ta harrojnë shpejt, se cilët liderë kanë shkëlqyer dhe cilët institucione bënë detyrën dhe patën peshë.

Mendoni pak se si qeveritë polake dhe franceze kanë zgjedhur të reagojnë – dhe të rrëfejnë reagimet e tyre – ndaj krizës.

Në një konferencë për shtyp në 13 Mars, Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, premtoi se “do t’i mbyllte derën pandemisë”. Më pas, vendi u vu në lëvizje jo vetëm për të mbyllur shkollat, kopshtet, universitetet, kinematë dhe institucionet e tjera – ai vendosi të pezullojë fluturimet ndërkombëtare dhe linjat e trenave, si dhe të rivendosë kontrolle mbi trafikun ndërkufitar të automjeteve. Morawiecki tha se Polonia ishte në pararojë të reagimit të fortë e të rreptë ndaj krizës – duke gjykuar nga kontrollet kufitare, që më pas u adoptuan në shumë vende të tjera evropiane, nga Spanja dhe Portugalia deri në Gjermani dhe Hollandë.

Sidoqoftë, Polonia shkoi më tej. Qytetarët e huaj aktualisht nuk mund të hyjnë në Poloni. Moraëiecki e bëri të qartë se fajësonte botën e jashtme për përhapjen e virusit. Shumica e rasteve të Covid-19 në Poloni kanë qenë, sipas fjalëve të tij, “të importuara, në kuptimin më strikt të fjalës”, ose nga të huajt, ose nga polakët që ktheheshin nga jashtë. Mesazhi është që kombi polak është i pastër – dhe nuk do ta përjetonte krizën aktuale, nëse do të kish qenë më pak i përfshirë në lirinë e lëvizjes.

Ndryshe nga ai, në një fjalim televiziv më 12 mars Emmanuel Macron paralajmëroi francezët pikërisht kundër kësaj lloj tërheqjeje nacionaliste. Franca nuk i mbylli kufijtë e vet, pavarësisht se kishte më shumë raste të Covid-19 sesa Polonia. Në vend të kësaj, qeveria e tij rekomandoi “distancimin social” për të përballuar krizën e koronavirusit. Ka mbyllur shkolla dhe institucione të tjera dhe u ka kërkuar njerëzve që të punojnë nga shtëpia. Por Macroni theksoi gjithashtu se “virusi nuk ka nevojë për pasaportë”, dhe se kontrollet eventuale nuk do të duhet të ndjekin kufijtë kombëtarë. Mesazhi i qartë i fjalimit të tij në 12 Mars ishte se qeveria e fortë nuk është e mjaftueshme, në këto rrethana të jashtëzakonshme. Një shoqëri bashkëpunuese dhe një ndjenjë e fortë e solidaritetit evropian, janë njësoj të rëndësishme.

Në një tjetër fjalim drejtuar kombit dje, Macron i forcoi këto masa duke njoftuar një kufizim të përgjithshëm. Për dy javët e ardhshme, ose edhe më gjatë, francezët nuk lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre nëse nuk është absolutisht e nevojshme. “Ne jemi në luftë, një luftë shëndetësore”, përsëriti Macron disa herë, përpara se të kërkonte “solidaritet dhe përgjegjësi” nga bashkatdhetarët e tij.

Në mënyrë eksplicite apo jo, Evropa është në qendër të vëmendjes, për mënyrën se si këto dhe qeveritë e tjera po transmetojnë reagimin e tyre për krizën e koronavirusit. Vjen në momentin kur disa evropianë tashmë po ngrinin dyshimet, nëse integrimi kishte shkuar shumë larg dhe nëse shteti-komb duhej të “rimerrte kontrollin”.

Gjatë dy javëve të fundit, Bashkimi Evropian ka qenë subjekt i akuzave për dështimin e tij në ngritjen në lartësinë e kësaj sfide. Roma tashmë ka arsye të dyshojë në solidaritetin evropian: Gjermania bllokoi eksportet e furnizimeve mjekësore drejt Italisë, ndërsa Christine Lagarde, presidente e Bankës Qendrore Evropiane (ECB), tha se ECB “nuk është këtu për të frenuar spread-in” – e cila u interpretua shpejt si shenjë, që asaj nuk i bëhej vonë për mbajtjen e Italisë në eurozonë. Matteo Salvini, drejtuesi i ekstremit të djathtë Lega, e shfrytëzoi shpejt rastin. “Italia,” tha ai, “kishte nevojë për ndihmë dhe asaj iu dha një shuplakë fytyrës”. Mesazhi u përhap shpejt në të gjithë kontinentin. Sipas lajmeve kryesore në televizionin publik të Polonisë, “kriza e koronavirusit ka nxjerrë zbuluar dobësitë e Bashkimit Evropian”.

Institucionet evropiane me siguri mund të bëjnë më shumë, por ato tashmë po luajnë një rol të rëndësishëm. Javën e kaluar Komisioni Evropian shpalli një fond të ri emergjence, në vlerën 37 miliardë €, për të ndihmuar sektorin e kujdesit shëndetësor, bizneset e vogla dhe të mesme dhe punonjësit. Polonia (dhe Hungaria) do të jenë përfitueset më të mëdha, një detaj që televizioni publik i vendit nuk arriti t’ia vërë në dukje audiencës së vet. Komisioni gjithashtu ka filluar një procedurë të përshpejtuar të prokurimit të përbashkët për pajisjet e mbrojtjes personale – një procedurë urgjente, të cilës Polonia, rastësisht, iu bashkua vetëm dy javë më parë. Me një vonesë gjashtë vjeçare, ajo është një nga të vonuarat në këtë nismë të BE-së. Dhe tani, me një tjetër mbledhje virtuale emergjence midis drejtuesve të qeverive, komisioni është rikonfirmuar si një koordinator kryesor i përpjekjeve të vendeve anëtare për të luftuar përhapjen e virusit.

Migrantët dhe kufijtë e hapur mund të jenë viktimat e para të debatit mbi Evropën, të dominuar nga virusi. Tani që disa shtete anëtare kanë rikthyer përkohësisht kufijtë, liderët dhe votuesit mundet që, një herë që kriza të ketë përfunduar, të konkludojnë se nuk ka kuptim t’i rihapin ato plotësisht. Për më tepër, disa udhëheqës politikë tashmë po e lidhin përhapjen e virusit me çështjen e refugjatëve. Epidemia ka forcuar kauzën e atyre që kanë kundërshtuar prej kohësh refugjatët – shumica e tyre janë të njëjtat parti dhe politikanë që mbrojnë kontrolle më të rrepta kufitare.

Por kapitulli i fundit i kësaj sage nuk është shkruar ende. Në një krizë me pasoja shumë afatshkurtra dhe të prekshme, kjo do të varet në masë të madhe, nga fakti se cili udhëheqës merr rezultate në trajtimin e virusit. Askush nuk e di se si Polonia, Franca dhe vendet e tjera do të përballen me sëmundjen – dhe nëse BE do të jetë në gjendje të dëshmojë dobinë e saj, në mos domosdoshmërinë. Askush nuk e di se vizioni i kujt qeverie do të dëshmojë të jetë më i fuqishmi.

BE dhe mbështetësit e saj kanë mbështetur prej kohësh idenë që BE i bën vendet evropiane më të forta dhe më elastike. Tani është koha për ta demonstruar atë aftësi. Ndërsa buxheti i BE-së është vetëm 1 përqind e totalit të PBB-ve të kontinentit, Bashkimi Evropiaj ka asete unike për t’i përdorur kundër Covid-19. BE mund të inkurajojë bashkëpunimin dhe koordinimin e politikave midis shteteve anëtare. Kjo u lejon atyre të arrijnë rezultate më të mira, sesa do të bënin veç e veç, siç do të duhet ta tregojë rasti i prokurimit të përbashkët publik. Sidoqoftë, më e rëndësishmja, është që institucionet evropiane mund të krijojnë një frymë shumë të nevojshme të solidaritetit në të gjithë kontinentin, qoftë përmes Bankës Qendrore Evropiane, duke krijuar hapësira shtesë për një përgjigje fiskale nga qeveritë, ose Komisioni Evropian që siguron fonde emergjence.

Kriza e tretë e madhe e Evropës në një dekadë i jep asaj një shans tjetër, mbase përfundimtar, të ndërtojë një ndjenjë të fatit të përbashkët midis qytetarëve të vet. Që kjo të ndodhë, zgjidhja dhe iniciativat e guximshme nga ana e institucioneve evropiane janë vetëm një përbërës. BE-së mund t’i duhet të krijojë një rol për veten e vet, të pavarur nga shtetet anëtare. Kjo është arsyeja pse, në mënyrë thelbësore, rezultati përfundimtar do të varet gjithashtu shumë nga fakti se kush e fiton betejën e narrativave.

Pas disa muajsh, njerëzit do të arrijnë në përfundimin se kriza ka nxjerrë zbuluar faktin që ka patur shumë pak Evropë – ose tepër Evropë. Ata mund të dëshirojnë më shumë Evropë për t’i mbrojtur nga pandemitë e ardhshme, ose mund ta refuzojnë atë. Për momentin nuk ka aspak siguri se në cilin drejtim do të shkojë. / Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë – Bota.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

11 September, 2025
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

11 September, 2025
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

11 September, 2025
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result