Tragjedi ajrore, gjenden mbetjet e avionit Boeing që u rrëzua në det

Share

Mbetjet e një avioni mallrash Boeing 737-400 janë gjetur sot, pasi avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua në Detin Arabik vetëm pak minuta pas ngritjes. Sipas të dhënave paraprake, avioni humbi rreth 5,000 metra lartësi brenda pak sekondash, përpara se të përplasej në det.

Avioni ishte nisur nga Sharjah, në Emiratet e Bashkuara Arabe, me destinacion Karachin, në Pakistan. Në bord ndodheshin pesë anëtarë të ekuipazhit, të cilët dyshohet se kanë humbur jetën.

Ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën mbetjet e avionit në det, ndërsa hetuesit kanë nisur punën për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë një shpjegim zyrtar për rrëzimin.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit