Ekipet e shpëtimit u dërguan në vendngjarje në provincën Gansu në orën 7:00 të mëngjesit sipas kohës lokale të së martës, ku fillimisht 33 persona mbetën të bllokuar në një luginë në qarkun Tanchang.
Deri pasdite, shpëtuesit arritën të nxirrnin 21 persona, por pesë prej tyre humbën jetën pavarësisht përpjekjeve për t’u dhënë ndihmën e menjëhershme mjekësore.
Shumica e të prekurve ishin banorë të fshatrave përreth, të punësuar përkohësisht në një fermë pyjore shtetërore.
Autoritetet lokale kanë evakuuar banorë të tjerë nga zona, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon.
Shkaku i rrëshqitjes së dheut ende nuk është përcaktuar, por kjo zonë malore është e prirur ndaj fatkeqësive natyrore, veçanërisht gjatë sezonit të reshjeve.
Një tërmet shkatërrues në vitin 2008 në provincën fqinje Sichuan shkaktoi vdekjen e më shumë se 69 mijë personave dhe destabilizoi pjesërisht kushtet gjeologjike të rajonit.


