Xhaka udhëheq Zvicrën drejt çerekfinales, Kolumbia largohet nga Botërori

Share

Kombëtarja e Zvicrës ka siguruar një vend në çerekfinale të Kupës së Botës, pasi eliminoi Kombëtaren e Kolumbisë pas ekzekutimit të penalltive.

Pas 120 minutave lojë, rezultati mbeti i pandryshuar 0-0, ndërsa zviceranët u treguan më të saktë nga pika e bardhë, duke siguruar një përballje me kampionen në fuqi të botës, Kombëtaren e Argjentinës, në fazën e tetë skuadrave më të mira.Kolumbia krijoi rastin e parë serioz në minutën e 21-të, kur Gustavo Puerta provoi me një goditje të fortë nga buza e zonës, por Gregor Kobel reagoi në mënyrë fantastike, duke devijuar topin në goditje këndi.

Zvicra u kundërpërgjigj në minutën e 30-të. Pas një gabimi të mbrojtjes kolumbiane, Fabian Rieder doli në një pozitë të mirë për të shënuar, por portieri Gustavo Vargas bëri një pritje vendimtare, duke mbajtur portën e paprekur.

Nga pika e bardhë, futbollistët zviceranë u treguan më të qetë dhe më të saktë, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës me rezultat 4-3.

I saktë nga penalltia për Zvicrën ishte kapiteni Granit Xhaka.

Për Zvicrën, e udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka, tani e pret një sfidë gjigante ndaj Argjentinës së Lionel Messit, në një duel që pritet të jetë ndër më interesantët e këtij Botërori.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit