76 persona të prekur me Covid-19 në Shqipëri,

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 76, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit gjashtë persona të tjerë kanë rezultuar me Covid-19, ndërkohë që janë kryer 46 teste.

Kryeqendra Tirana, vazhdon të jetë vatra e të infektuarve. Janë regjistruar plot 55 raste, raporton TCh.

Deri më tash, dy persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, ndërkohë 37 pacientë janë të shtruar në Klinikën Infektive, prej tyre katër janë në kujdes intensiv.

Numër i njëjtë i të infektuarve është edhe në Maqedoninë Veriore – 76, por deri më tash nuk ka të vdekur.

Në dy shtetet tjera fqinje të Kosovës, janë 163 raste: 149 në Serbi dhe 14 në Mal të Zi. Në Serbi është shënuar edhe një viktimë.

Në Kosovë janë 24 raste me koronavirus deri më tash.

Share This Article