Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ka goditur ishullin Kyushu në Japoni, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe panik te banorët.
Sipas shërbimit zjarrfikës, shumë persona kanë mbetur të bllokuar brenda një qendre tregtare në qytetin Kumamoto. Një dëshmitar ka deklaruar se kati i dytë i ndërtesës është shembur pas lëkundjeve të forta.
Mediet japoneze raportojnë se rreth 20 deri në 30 punonjës të qendrës tregtare mund të jenë të zhdukur, megjithëse autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar numrin e saktë.
Situata është e rëndë edhe në zona të tjera të prefekturës Kumamoto, ku disa persona raportohet se mungojnë në një fabrikë letre pasi një oxhak i madh u shemb.
Tërmeti goditi në orën 16:27 sipas kohës lokale (07:27 GMT), duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, dëmtime të rrugëve, shembjen e një pjese të murit të një kështjelle historike dhe shkatërrimin e një ure për këmbësorë.
Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për personat e bllokuar, ndërsa autoritetet po vlerësojnë përmasat e dëmeve


