Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Forca e Sigurisë e Kosovës është e gatshme të ndihmojë Kroacinë pas tërmetit të fuqishëm që goditi këtë vend të dielën në mëngjes.
“Mendimet tona janë me popullin e Kroacisë pas tërmetit të fuqishëm që e goditi sot. Kosova është me miqtë tanë kroatë dhe Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të ofrojë ndihmë emergjente. Qëndro e fortë Kroaci”, ka shkruar ai në Twitter.
Ndërsa më pas, përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka shprehur solidaritetin e popullit të Kosovës me atë kroat.
“Në këtë kohë kur e gjithë bota po përballet me virusin COVID-19, tërmetet si ky i sotmi në Kroaci e rëndojnë edhe më shumë gjendjen. Shteti i Kroacisë uroj ta ketë kaluar me pasoja sa më të vogla këtë tërmet që goditi Zagrebin. Si President i Republikës së Kosovës shpreh solidaritetin e plotë të popullit tonë me popullin mik kroat. Kurse, të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar ai. Top of Form
Fillimisht u raportua se në Kroaci ka vdekur një fëmijë si pasojë e tërmetit, por më vonë u demantua deklarata e Institutit të Mjekësisë Emergjente.